Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka zbuluar 20 copë ngrohëse të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti me targa shqiptare në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës në Facebook, mallrat u zbuluan pas një kontrolli më të detajuar, pasi udhëtari nuk kishte deklaruar mallra për raportim te autoritetet doganore.

Vlera e përafërt e ngrohëseve është 1,200 euro, pa përfshirë taksat doganore.

“Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin për parandalimin e kontrabandës dhe të tregtisë së paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit, garantimit të konkurrencës së drejtë ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe zbatimit të njëtrajtshëm të legjislacionit doganor”, thuhet në njoftim.