Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dogana sekuestron katër ora të padeklaruara me vlerë mbi 45000 mijë euro në Aeroport

Dogana sekuestron katër ora të padeklaruara me vlerë mbi 45000 mijë euro në Aeroport

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Mallrat e zbuluara përfshijnë: 4 copë orë dore me vlera totale të mallrave mbi 45000 mijë euro.

“Mallrat jane konfiskuar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se të gjithë mallrat me vlerë që kalojnë kufirin duhet të deklarohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

“Mosdeklarimi i tyre përbën shkelje dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë konfiskimin e mallrave dhe gjobitje”.