Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dogana ndalon pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë

Dogana ndalon pajisje elektronike të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është ndaluar përkohësisht një sasi e konsiderueshme e pajisjeve elektronike të përdorura, të cilat po tentohej të futeshin në vend pa deklarim të rregullt doganor.

Sipas njoftimit, pajisjet e ndaluara përfshijnë laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, që nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Pas evidentimit të shkeljes, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.

Dogana ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe respektimin e ligjit në qarkullimin ndërkufitar të mallrave.