Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dogana mbush 25 vjet, Kurti e vlerëson lart për të arriturat

Dogana mbush 25 vjet, Kurti e vlerëson lart për të arriturat

Në muajin gusht, Dogana e Kosovës mbush plot 25 vjet që nga themelimi i saj.

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për herë të parë që nga themelimi, Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të hyra për shtatë mujorin e parë, apo siç shkruan ai, 113 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë në vitin paraprak.