Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të hyra deri në javën e tretë të korrikut 2025, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro.
Ky rezultat sipas Doganës është jo vetëm mbi të arriturat e vitit të kaluar, por gjithashtu tejkalon konsiderueshëm projeksionin zyrtare për të hyrat doganore për këtë periudhë.
“Pas pandemisë, Dogana e Kosovës ka arritur që rritja në mbledhjen e të hyrave të tejkalojë ritmin e rritjes ekonomike mbi dyfishin e vlerës përkundër faktit që politikat fiskale efektivisht në norma tatimesh janë ulur ndjeshëm. Kjo performancë dëshmon për ndërhyrje të fuqishme në ekonominë informale. Ky sukses është thelbësor për ekonominë tonë, pasi mundëson shpërndarjen më efikase të buxhetit të shtetit në funksion të nevojave publike, sikundër që eviton pabarazitë në të bërit biznes.”, thuhet në njoftim.