Dogana e Serbise pretendon se në një veturë me targa të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar ka zbuluar arsenal armësh.
“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bënin kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën ulëset dhe nën kapakun e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë. Menjëherë pas zbulimit, doganierët u kanë dorëzuar policisë dy pasagjerët dhe është njoftuar prokuroria kompetente”, thuhet nga Dogana e Serbisë.