Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kanë konfiskuar një autobus me targa të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, autobusi po udhëtonte në relacionin Stamboll-Prishtinë, ndërkaq doganierët zbuluan se i njëjti ishte përshtatur me hapësira të posaçme për fshehje të gjësendeve.
Ndërkaq ende nuk ka informacione zyrtare se kujt i takonte ky autobus dhe nëse po mbarte diçka të paligjshme në momentin kur edhe u konfiskua nga dogana e Maqedonisë së Veriut.