Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Dogana e Maqedonisë: Çdo tentativë për nxjerrje të paligjshme të parave sanksionohet, sot janë konfiskuar 6.850 euro

Dogana e Maqedonisë: Çdo tentativë për nxjerrje të paligjshme të parave sanksionohet, sot janë konfiskuar 6.850 euro

Është parandaluar tentim për nxjerrje të paligjshme të devizave në vendkalimin kufitar Tabanoc në vlerë prej 6.850 euro, pasi një shtetas i Maqedonisë nuk i ka paraqitur.

Valuta është konfiskuar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore.

“Personi, përndryshe pasagjer në një mjet mallrash dhe shoferi i kamionit, i pyetur nga doganierët nëse kanë ndonjë gjë për të deklaruar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë. Për shkak të dyshimit, mjeti është përzgjedhur për kontroll, ku pasagjerit i janë gjetur 8850 euro në xhepin e majtë të përparmë, për të cilin personi nuk dispononte dokument për origjinën e parave”.

“Në bazë të Ligjit për punë devizore, personit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar. Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh i sekuestrimit të valutës. Apelojmë qytetarët që të deklarojnë valutë gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Themes by WordPress