Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Dodiku paguan mbi 18 mijë euro që të mos e mbajë burgun, Gjykata ia konfirmon

Dodiku paguan mbi 18 mijë euro që të mos e mbajë burgun, Gjykata ia konfirmon

Milorad Dodik ia ka dalur të shmang burgimin njëvjeçar në Bosnje-Hercegovinë duke paguar gjobë zëvendësuese për mbi 18 mijë euro.

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës konfirmoi zëvendësimin e burgut me gjobë, sipas kërkesës së shtruat nga Prokuroria në Bosnje-Hercegovinë.

“Duke vendosur mbi kërkesën e mbrojtjes së të dënuarit Milorad Dodik, për zëvendësimin e dënimit të shqiptuar me burg me gjobë, Gjykata, në përputhje me rregulloret ligjore, nxori një vendim me të cilin, pas deklaratës së Prokurorisë së BeH-së, u miratua propozimi i lartpërmendur i mbrojtjes, dhe i dënuari Milorad Dodik u dënua me gjobë në vend të burgut”, njoftoi Gjykata e BeH-së.