Në përgjigjen drejtuar intelektualëve shqiptarë, të cilët më 28 gusht publikuan një letër të hapur për zhvillimet e fundit rreth fesë dhe bashkëjetesës ndërfetare, Gjergji thotë se marrëdhëniet mes katolikëve dhe myslimanëve vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Ai vlerëson se do të ishte e pasaktë dhe e rrezikshme që debati aktual të paraqitej si përplasje mes dy feve.
Megjithatë, ipeshkvi ngre shqetësime për raportin mes shumicës dhe pakicës, ndërhyrjen e fesë në politikë, rolin e institucioneve dhe respektimin e lirive fetare. Ai paralajmëron se shteti nuk duhet të kufizojë të drejtat e atyre që veprojnë brenda ligjit për shkak të presionit apo kërcënimeve nga të tjerët.
Gjergji kërkon një dialog të hapur me intelektualët, akademinë, institucionet, politikën dhe mediat, duke theksuar se përgjegjësia për ruajtjen e bashkëjetesës nuk u takon vetëm prijësve fetarë
