Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Do të ndante kokainën nga plehu organik në Fier, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

Do të ndante kokainën nga plehu organik në Fier, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

SPAK shpall pretencën për Samir Rosales Rodriguez, kolumbiani, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier.

Siç raporton Top Channel prokurori i çështjes, Adnan Xholi, kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit.

Sipas hetimeve, Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në plehu organik, sasia e së cilës llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.

Ngarkesa hyri në Shqipëri në shtator 2022 dhe u dërgua drejt Frakullës se Madhe. Gjatë hetimeve, SPAK vëzhgoi kimistin dhe provoi se ai mori një kampion nga ngarkesa e Frakullës duke konfirmuar më tej se në pleh kishte kokainë./Tch/