Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Do të ketë hakmarrje”, Trump reagon pas vrasjes së amerikanëve në Siri

“Do të ketë hakmarrje”, Trump reagon pas vrasjes së amerikanëve në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar për hakmarrje pas vrasjes së dy pjesëtarëve të shërbimit amerikan dhe një civili amerikan në një sulm në Siri, për të cilin SHBA-ja ka akuzuar grupin ekstremist Shteti Islamik (ISIS).

Trump e cilësoi sulmin si vepër të ISIS-it, duke theksuar se ky është sulmi i parë ndaj trupave amerikane në Siri që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad dy vjet më parë.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi në platformën X se, në respekt të familjeve dhe në përputhje me politikat e Departamentit të Mbrojtjes, identiteti i viktimave nuk do të bëhet publik brenda 24 orëve.

Në njoftim po ashtu u bë e ditur se personi përgjegjës për sulmin është vrarë. Ndërkohë, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi se civili i vrarë ishte përkthyes amerikan.