Novak Djokovic po humbet më shumë se raketën e tij pas shpërthimit të tij të dielën në Wimbledon.
Pasi që e humbi ndeshjen e tretë në setin e pestë kundër Carlos Alcaraz gjatë finales së Wimbledon, Djokovic nga inati e theu raketën e tij.
Ai e goditi shtyllën e rrjetës, duke e shkatërruar më pas raketën e tij, pasi që nuk mundi ta godiste topin nga servimi i Alcaraz.
Pas humbjes ndaj Alcaraz, Djokovic tani është gjobitur me tetë mijë dollarë për “abuzim të raketës”, gjobë kjo më e madhja që i është dhënë një tenisti në vitin 2023.