Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime,...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Djersitja e skalpit – Dëmet tek floku dhe zgjidhjet e shpejta

Extra AL PVC

Djersa është e nevojshme për organizmin. Nuk është aspak shenjë e keqe, përkundrazi, është e domosdoshme për të rregulluar balancat që organizmi ka nevojë të ketë gjithë kohës.

Por kur djersitja bëhet në majë të kokës, ajo mund të jetë shumë e bezdisshme dhe të shërbejë si vatër bakteresh në flokë.

Vajrat natyralë dhe papastërtitë në skalpin e kokës nxisin ndjesinë e kruarjes.

Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë larjen e kokës një herë në dy-tre ditë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat se si të shënjestroni problemin e djersitjes dhe kruarjes së skalpit për të pasur flokë sa më të shëndetshëm.

Mos i Lani Flokët Shpesh

Larja e shpeshtë e flokut ndikon në shëndetin e tij.

Shampot dhe uji dobëson shtresat e jashtme të flokut dhe aftësinë për të funksionuar sepse shkatërron yndyrnat natyrale.

Ekspertët thonë që në mënyrë që të shmanget djersitja e tepërt dhe irritimi i skalpit, koka të lahet jo shumë shpesh dhe herë pas here të përdorni shampo pa shpëlarje.

Pastrimi i Skalpit Nga Bakteret

Përpara larjes së zakonshme me shampo, ekspertët këshillojnë përdorimin e tërshërës pluhur.

Përziejeni atë me ujë të vakët dhe 5-6 pika vaj esencial trumze.

Masazhojeni kokën me këtë maskë dhe mbajeni 30 minuta.

Ajo do të ndihmojë në vendosjen e balancës në skalp dhe do të pengojë djersitjen e tepërt të tij.

Vajrat Esencialë

Vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, vaji i lavandës, vaji i rozmarinës e të tjerë janë shumë të mirë për shëndetin e skalpit dhe të flokut.

Përdorni secilin prej tyre, në disa pika, dhe masazhojeni skalpin para gjumit.

Mbështilleni kokën me peshqir dhe mbajeni vajin gjithë natën e më pas lajeni kokën në mëngjes.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm që luftojnë kancerin, por edhe përmirësojnë funksionet e trurit.

Këto antioksidantë ndihmojnë të zgjidhni çështjen e zbokthit duke ulur sasinë e qelizave të stimuluara nga inflamacioni.

Bustinat e çajit jeshil mund t’i përdorni për të fërkuar skalpin me to dhe më pas shpëlarjen e kokës pas disa orësh./AgroWeb.org

spot_img

Të fundit

Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime,...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka...

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa shtetin palestinez, thotë Princi i Kurorës

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman...

Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian të heqin...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin tha të enjten se sulmet e Ukrainës kundër Rusisë me raketa perëndimore do të...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka asgjësuar 21 ton peshk me parazit. Në njoftim thuhet se ekipet inspektuese profesionale të mjekësisë veterinarë...