Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra (nëna) kanë raportuar në Polici se janë rrahur nga djemtë e tyre.
Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në Ferizaj e tjetri në Pejë.
“Lëndim i lehtë trupor trupor dhunë në familje – Ferizaj 19.3.2025 – 16:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
“Dhunë në familje – Pejë 19.3.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.