Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka...

Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa...

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Djegia e vilës së deputetit Bajqinovci, deklarohen nga Prokuroria

Extra AL PVC

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Express se ka nisur hetimet për djegien e vilës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka thënë për Express se ngjarja ka ndodhur në fshatin Katunishtë të Podujevës dhe se rasti është cilësuar si zjarrrvënie.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se më datën 24.09.2024, ka pranuar informatën nga Policia e Kosovës se në fshatin Katunishtë të Podujevës është duke u djegur një Vilë, Prokurori kujdestar ka autorizuar hetuesit e Policisë së Kosovës që të ndërmarrin veprime hetimore dhe të grumbullojnë provat në drejtim të veprës penale Zjarrvënia”, ka thënë ajo.

Për rastin sot janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, zjarri është vënë në rrethana të panjohura, teksa është lokalizuar nga zjarrfikësit.

“Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq dje Bajqinovci tha për Express se në momentin kur ka ndodhur incidenti askush nuk ka qenë i pranishëm brenda vilës.

Ai tha se informatën për incidentin e ka marrë nga banorët.

“Jam duke shkuar, nuk kam kurfarë informate pos më kanë thënë se do dyer dhe dritare ka kërsit diçka dhe janë dalë jashtë dhe u kallë një pjesë. Policia janë në vendin e ngjarjes dhe jam në gjysë të rrugës për Prishtinë-Podujevë”, tha deputeti për Express.

“Vila ndodhet mes Bajgorës dhe Llapit është një vend afër Bajgorës. Më thanë që është djegë”, shtoi deputeti.

Aktualisht deputeti nuk ka njohuri se çka saktësisht ka ndodhur me vilën e tij.

“Fatmirësisht nuk ka qenë dikush në vilë, unë dhe familja jem rrimë aty por më lajmëruaN fshatarët, tash nuk pe di edhe çka ka ndodhë, a e ka djegë rryma, po i kish qitë dritaret jashtë krejt”, tha Bajqinovci për Gazetën Express.

spot_img

Të fundit

Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka...

Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa...

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të...

Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në Ballkan, Serbia me më të lartën

Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më...

Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.Në...

Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani. Osmani ka thënë se me homologun...

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të Policisë së Kosovës kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Kryeqytet. Inspektori...