Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Djali tentoi t’i vriste prindërit në Fier, ia vuri zjarrin shtëpisë dhe ua mbylli dyert

Djali tentoi t’i vriste prindërit në Fier, ia vuri zjarrin shtëpisë dhe ua mbylli dyert

Një 42-vjeçar në Shqipëri kDjali tentoi t’i vriste prindërit në Fier, ia vuri zjarrin shtëpisë dhe ua mbylli dyert

Një 42-vjeçar në Shqipëri ka tentuar të vrasë prindërit e tij duke ia vënë zjarrin shtëpisë.

Sipas Policisë pasi i vuri zjarri, ai ka mbyllur edhe dyert e shtëpisë në mënyrë që prindërit e tij të mos mundeshin të dilnin nga banesa dhe është larguar.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen ‘15 Tetori’, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët. Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar”, njoftoi Policia.

Policia ka arrestuar 42-vjeçarin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /A2News

a tentuar të vrasë prindërit e tij duke ia vënë zjarrin shtëpisë.

Powered by WordPress