Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Djali në Gjakovë ia vë flakën çatisë së shtëpisë

Djali në Gjakovë ia vë flakën çatisë së shtëpisë

Një person në Gjakovë ia ka vënë flakën çatisë së shtëpisë.

Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuar nuk është takuar dhe gjendet në arrati.

“Lidhur me rastin është raportuar se djali, i dyshuari mashkull kosovar, ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thotë policia.