Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Djali i Smajl Hajdarajt tregon çfarë ndodhi ditën që ia vranë babain: Më thanë e kanë plagosë

Djali i Smajl Hajdarajt tregon çfarë ndodhi ditën që ia vranë babain: Më thanë e kanë plagosë

Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të njohur të LDK-së, Smajl Hajdaraj, në “Pressing” të T7, është rrëfyer për ditën e kobshme, kur babai i tij u vra në Pejë më 17 janar të vitit 2002.

Atë ditë, Shpëtim Hajdaraj thotë se ka qenë në Prishtinë dhe ka thënë se është njoftuar pas mesnatës se babai i tij është plagos.

“Më 17 janar 2002, ishte e enjte, mua më kujtohet shumë mirë. Unë në atë kohë isha student dhe kam qenë në Prishtinë, gjatë gjithë ditës kam qenë në ligjërata në fakultet dhe dikur në mbrëmje kam qenë i angazhuar me disa provime dhe unë atë natë nuk kam dëgjuar derisa ka ardhë një djalë i axhës diku rreth pas mesnatës. Në atë kohë kam qenë në gjumë dhe më kanë njoftuar se duhet të shkojmë urgjentisht në Pejë sepse Smajlin e kanë plagos. Ne u nisëm për në Pejë menjëherë. Vrasja ka ndodhur rreth orës 19:57. Nuk më kanë njoftuar mua, por ajo ditë ka qenë ditë e zakonshme pune për të, nuk ka pasur ndonjë angazhim në kuvend në Prishtinë, ka qenë në Pejë. Ai ka punuar në KEK, aty është punësuar që nga vitet ‘80, e ka udhëheq një sektor të elektroenergjetikës, ka qenë me profesion inxhinier”, tha ai në “Pressing”.