Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Djali i Madonnës thotë se po vuan për bukë pasi u largua nga shtëpia e të ëmës!

Djali i Madonnës thotë se po vuan për bukë pasi u largua nga shtëpia e të ëmës!

Në një Live në Instagram, djali 18-vjeçar i këngëtares Madonna, David dha një pasqyrë të jetës së tij pas diplomimit të fundit të shkollës së mesme.

I pyetur nga një fans se si i pëlqen të jetojë vetëm, David u përgjigj se i pëlqente para se të sqaronte se aktualisht po ndan një shtëpi me të dashurën e tij.

“Është bukur të përjetosh orën 9 të natës, të jem i uritur dhe të kuptoj se nuk kam para të mjaftueshme për të marrë ushqim, nuk kemi ushqim të mjaftueshëm në shtëpi dhe po vuajmë për bukë”, tha ai. “Eshte qejf”, shtoi djali i divës.

Një burim i thotë PEOPLE se Madonna dhe David mbeten “shumë të afërt” dhe se superylli “ka qenë gjithmonë mbështetës për të gjithë fëmijët e saj”.

Powered by WordPress