Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë disa momente personale nga vizitat që familja e tij bën në Hagë, ku po mbahet babai i tij.
Ai ka treguar se familja e viziton Thaçin çdo muaj, pasi kanë të lejuara deri në tri vizita mujore.
“Diskutojmë për tema të ndryshme, për aktivitetet e tij ditore, për librat që lexon. Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi, dhe ne duhet ta lëmë brenda. Dhimbje tepër e madhe,” u shpreh ai gjatë një bisede në podkastin me Grida Dumën.