Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ditë zie në Serbi, në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë ulen në gjysmështizë

Ditë zie në Serbi, në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë ulen në gjysmështizë

Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt srbë u ulën në gjysmështizë për shkak të ditës së zisë, të shpallur nga qeveria serbe për shkak të vdekjes së 14 personave si pasojë e shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad.

Mediumi serb i kontrolluar nga Beogradi, “Kosovo Online” ka publikuar pamje që tregojnë se në Graçanicë, flamujt e Serbisë janë ulur në gjysmështizë.

Flamujt u ulën në gjysmështizë para Komunës së Graçanicës si dhe Qendrës Klinike dhe Spitalore atje.

Në manastirin e Graçanicës, besimtarët individualisht ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Në Leposaviq, gjithashtu, raportohet se flamujt serbë u ulën në gjysmështizë.

Powered by WordPress