Është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë të mbahet sot.
Kjo është bërë me kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e zisë shtetërore në Kosovë.
Përndryshe, mbledhja është anuluar për shkak të shpalljes ditë zie për policin Afrim Bunjakun, i cili u vra nga grupet kriminale serbë gjatë së dielës në Banjskë të Zveçanit.
“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria