Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Haradinaj: Krenaria e shtetit tonë

Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Haradinaj: Krenaria e shtetit tonë

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar zjarrëfikësit për përkushtimin e tyre në shërbim të vendit.

Haradinaj i ka quajtur krenari të shtetit, ndërsa ka thënë se pavarësisht kushteve të rënda ata kanë vullnet dhe angazhim që çdo ditë t’iu shërbejnë qytetarëve.

“Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit. Mes kushteve të rënda dhe pa mbështetje që i la qeverisja e fundit, ata megjithatë kanë vullnet dhe angazhim që çdo ditë t’ju shërbejnë qytetarëve.Ne i falënderojmë për përkushtimin që gjithmonë e patën në shërbim të vendit”, ka shkruar ai .