Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Ajo në “X”, ka shkruar se është e frymëzuar nga gratë e reja, teksa përmendi klubet e futbollit të Prishtinës, Malishevës dhe fshatit Vitomiricë të Pejës.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare Të Rinisë, jam e frymëzuar nga vajzat e reja të jashtëzakonshme nga klubet e futbollit në Prishtinë, Malishevë dhe Vitomiricë”.
“Kur çdo vajzë e di se është e vlerësuar dhe mund të arrijë gjithçka—qoftë në fushë apo në çdo arenë tjetër—e ardhmja bëhet edhe më e ndritshme. Vazhdoni të ecni përpara”, ka shkruar Osmani.
On this #InternationalYouthDay, I’m inspired by the remarkable young women from football clubs in Prishtina, Malisheva, and Vitomirica.
When every girl knows she’s valued and can achieve anything—whether on the field or in any arena—the future shines even brighter. Keep pushing… pic.twitter.com/9UuwY3EaXG
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 12, 2024