Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dita e Zgjedhjeve, Kastrati: Kjo ditë na bashkon të gjithëve në një qëllim të përbashkët, përparimin dhe të ardhmen e komunës sonë

Dita e Zgjedhjeve, Kastrati: Kjo ditë na bashkon të gjithëve në një qëllim të përbashkët, përparimin dhe të ardhmen e komunës sonë

Kandidati për kryetar në komunën e Malishevës Ekrem Kastrati ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit.

 Kastrati ka deklaruar se sot është ditë e bukur për qytetarët e Kosovës pa dallim, që sipas tij, po dalin dhe po votojnë me qetësi, me respekt e me dashuri.

“Pavarësisht bindjeve politike, kjo ditë na bashkon të gjithëve në një qëllim të përbashkët, përparimin dhe të ardhmen e komunës sonë, sepse janë zgjedhje për qytetarët tanë dhe për zhvillimin e Malishevës sonë”, tha më tej Kastrati.