Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit, i njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i të drejtës për të kandiduar”.
“CENIM I TË DREJTËS PËR TË KANDIDUAR- Fushë Kosovë 09.02.2025-14:00. Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./TV Arbëria./