Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për veteranët e Ushtrisë Amerikane, pas takimit me Gjeneralin Timothy Orr, që e quajti një mik i dëshmuar të Kosovës.
Për këtë takim Haradinaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, të hënën.
“E kisha për nder që sot në Ditën e Veteranëve, bashkë me Gjeneral Gashin të ndaja momente me Gjeneralin Timothy Orr, një mik i dëshmuar i Kosovës. Përmes Gjeneralit Orr, i uroj të gjithë Veteranëve këtë ditë të veçantë dhe nga zemra i falënderoj për shërbimin! Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën”, ka thënë Haradinaj.