Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dita e katërt e fushatës: Kjo është agjenda e LDK-së

Dita e katërt e fushatës: Kjo është agjenda e LDK-së

Sot partitë politike po hyjnë në ditën e katër të fushatë elektorale, për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton TV Arbëria.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të realizojë disa tubime, në vende të ndrushme.

LDK-ja do të fillojë ditën me tubim në Prishtinë, nga ora 12:00, në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë, për të vazhduar tutje në Novobërdë nga ora 16:30, vendi: Shkolla e mesme ekonomike në Llabjan.

Kurse në ora 18:00 tubim elektoral në Prishtinë dega V, (Vendi: shkolla fillore “Shkëndija” (Hajvali).

“Plot 1.5 miliard euro investime do të vihen në shërbim të infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe sportit – projekte që do të sjellin ndryshimin që të gjithë e presim.

Eja dhe dëgjo prezantimin e këtyre projekteve vizionare dhe bëhu dëshmitar i nënshkrimit të marrëveshjes së zotimit mes kryeministrit të ardhshëm, dr. Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama”, yhuhet në njoftimin e LDK-së. /TV Arbëria