Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dita e fundit e afatit kushtetues, sot në 14 tentohet edhe njëherë konstituimi i Kuvendit

Dita e fundit e afatit kushtetues, sot në 14 tentohet edhe njëherë konstituimi i Kuvendit

Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese për deputetët që të konstituojnë Kuvendin e ri.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas dështimit të djeshëm meqë propozimi për Komision për votim të fshehtë s’i gjet mbështetje prapë, tha se meqë është dita e fundit kur deputetët mund të mblidhen, seanca do të vazhdojë në më pak se 48 orë siç ndodhi për muaj me radhë.

“Dje jemi njoftuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme. Pra, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik në kohëzgjatje deri më 8 gusht. Duke pasë parasysh që kjo masë hyn në fuqi ditën e diel dhe po ashtu afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit i vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër, atëherë si kryesues i seancës konstituive dhe si përpjekje për konstituimin e Kuvendit, seancën e radhës do ta mbajmë nesër. Për sot ndërpritet seanca, nesër takohemi në orën 14:00”, tha Dehari dje.