Ish-komandanti i UÇK-së, Liman Geci, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për Ditën e Çlirimit të Skenderajt. Geci ka thënë se ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme ajo ditë.
Në intervistën e tij për T7 ai ka rrëfyer për emocionet dhe gëzimin e madh të asaj dite, meqë thotë se nuk e kishte menduar që do të kthehej në sheshin e qytetit të Skenderajt dhe të ecte i lirë pa i parë forcat serbe.
“Ka qenë një ditë e papërshkrueshme. Sa ka pasë gëzim, ka pas edhe lotë. Nuk është që e kam mëndu që muj me dalë në qytet të Skenderajt e që nuk i shoh forcat serbe kurrë mo”, ka thënë ai .