Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dita e “besëtytnisë” së numrave politikë

Dita e “besëtytnisë” së numrave politikë

Shkruan: Afrim Kasolli

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me këtë rast secila prej partive politike nuk nguruan ta interpretojnë renditjen e tyre numerike gati me një domethënie magjike dhe besëtyte për ato dhe Kosovën. Asgjë e jashtëzakonshme. Që nga kohërat që nuk mbahen mend, numrat krahas që janë përdorur si mjete për matje, llogaritje etj, po ashtu atyre u është veshur një kod profetik numerologjik.

Kështu, njerëzit filluan të besojnë që brenda tyre “ fshihej një fuqi mistike dhe çelësi për të kuptuar gjithçka. Pitagora dhe ndjekësit e tij “besonin se numrat përmbajnë thelbin ose çelësin mistik të gjërave, aq sa të gjitha ligjet ekzistuese të botës mund të deshifrohen me anë të numrave, prandaj duke njohur numrat t’i kupton misterin e botës, strukturën e saj dhe ligjësitë e saj dhe të çdo qenieje që ekziston”. Historikisht janë krijuar forma shumta të ndërlidhjes së fatit individual dhe kolektiv me numrat.

Me një gjuhë të tillë që thuajse që fqinjëron ndërmjet besëtytnisë dhe fatit në numra, sot disa liderë politikë e shpallen numrin e partive të tyre si numrin e fitores. Kështu, partia në pushtet, me të kuptuar renditjen e saj, ka shkruar “118 është numri i 500 mijë zemrave që rrahin si një”. Kurse kryetari i PDK-së, Memli Krasqniqi, “PDK 131: Numri i fitores, i besimit dhe i të ardhmes! Ndërkohë, as lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka ngelur pas në këtë drejtim. Ai ka pohuar, “se 124 është numri ynë! 9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë!

Pra nëse për asgjë tjetër, kjo ditë mund të cilësohet edhe si dita kur liderët politikë e lidhën fatin e tyre me numrat politikë që u përcaktoi shorti I KQZ-së, mbi bazën e një “besëtytnie” në numrat politikë. /TV Arbëria