Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Dita Botërore e Metrologjisë

​Dita Botërore e Metrologjisë

Sot shënohet Dita Botërore e Metrologjisë, në të cilën shënohet përvjetori i nënshkrimit të Konventës së Metrit.

Në vitin 1875, në Paris u mbajt një konferencë diplomatike për metrin, ku shtatëmbëdhjetë qeveri shtetesh, nënshkruan traktatin e Konventës së Metrit.

Nënshkruesit e kësaj Konvente vendosen të krijojnë dhe financojnë një institut të përhershëm shkencor me emrin “Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Matjeve”, që shkurtimisht njihet BIPM./kp