Distria Krasniqi nuk ka arritur që të sigurojë medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudistja nga Kosova pësoi disfatë në luftën për medalje të bronztë përmes repeisazhit, ndërsa në gjysmëfiale u mposht nga kampionia e shumëfishtë japoneze Uta Abe.
Kjo është njëra nga rastet e rralla kur Distria mbetet pa medalje kur dihet se ajo ka sjellë në Kosovë medalje të arta nga kampionate të ndryshme evropiane dhe botërore.
Ndërkohë sot në këtë Botëror u ndal edhe Erza Mumimoviç e cila pësoi disfatë që në luftën e parë.
/TV Arbëria