Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po i përcjellin me një interes të pazakontë Lojërat Olimpike 2024 në Paris.
Menjëherë pasi xhudistja kosovare Distria Krasniqi e fitoi duelin e saj të parë, reaguan të dy liderët.
“Ippon në 30 sekonda! E arta jonë Distria, bravo! Vazhdojmë përpara 🇽🇰💪🏻”, shkroi Osmani në Facebook.
Kurti, ndërkaq, pyeti se si është e mundur.
“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, shkroi ai.