Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fillojnë me fitore garat në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fillojnë me fitore garat në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë marrë fitoret e para në Kampionatin Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Dy xhudistet pejane kanë filluar garat nga raundi i dytë, pasi raundin e parë e kaluan pa ndeshje.

E para ishte Distria, e cila ka fituar pa shumë vështirësi luftën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria arriti të mposhtë me ‘waza-ari’ kroaten Ana Puljiz për të kaluar në çerekfinale, ku do të ndeshet me Gultaj Mammadaliyeva të Azerbajxhanit.

Fitore në raundin e dytë mori edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora në luftën e saj të parë arriti ta mposht polaken Arleta Podolak, pas tri gabimeve, ndërsa në meçin e radhës do të përballet me gjermane Pauline Starke.

/TV Arbëria

Powered by WordPress