Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Distancimi” i Bislimit nga vetja dhe Kurti

“Distancimi” i Bislimit nga vetja dhe Kurti

Se Qeveria e Kosovës është konfuze në atë çka flet në raport me dialogun dhe integrimet evropiane e ka dëshmuar edhe sot raportimi i zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane.

Pra se tjetër gjë ka nënshkruar dhe është pajtuar dhe tjetër kërkon tash vërehet me kërkesën e saj të fundit për ndarjen e agjendës së integrimeve evropiane me atë procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.

Në pyetjen e bërë nga deputetët e këtij komisioni, se pse Kosova po kërkon që procesi i dialogut me Serbinë – që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian – të ndahet prej procesit për integrimin e Kosovës në bllokun evropian, Besnik Bsilimi e ka përmbysur krejtësisht kërkesën edhe atë që ka deklaruar në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.

Gjatë kësaj shfaqjeje numri dy i Qeverisë së Kosovës e kishte përsëritur thuajse përmendsh atë që e pat artikuluar Kurti në Shkup në Konferencën për rritjen ekonomike për rajonin” për ndarjen e këtyre dy proceseve”. Mirëpo, sot kur është pyetur nga deputet se pse Kosova po e kërkon këtë ndarje ai paska deklaruar se ne kemi kërkuar që “BE-ja t’i trajtojë njëjtë Kosovën dhe Serbinë në rrugën drejt integrimit”. Dhe jo që ndahet ky rrugëtim.

Mirëpo, e vërteta është se Kurti kishte kërkuar pikërisht ndarjen e këtij procesi. Madje Kryeministri pat deklaruar se me dialog dhe normalizim duhet te merret pikërisht Benik Bislimi.

Sipas të parit të Qeverisë, duhet “të ndahet procesi i anëtarësimit në BE, prej normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.  E di që në thelb BE-ja e ka fqinjësinë, por edhe ata duhet të na kuptojnë që nuk është kollaj të normalizojmë raportet me dikënd që nuk e ka as normalizimin e as demokratizimin shumë për qejf. Sa i përket dialogut më tutje, kjo zhvillohet në relacionin midis kryenegociatorit Besnik Bislimi, dhe lehtësuesit Lajçak. Tash për tash ky është rrafshi në të cilin do të mund të caktojmë hapat e mëtutjeshëm. Për takimin e liderëve nuk ka diçka të re, për çka ftesa na vjen nga Borrell”.

E analistë të ndryshëm kanë pohuar se ky qëndrim i ri i Kurtit ka ardhur nga një përpjekje e tij për të tentuar për t’i korrigjuar gabimet që ka bërë në procesin e dialogut.

Analisiti, Visar Ymeri ka pohuar, “një nga gabimet që Kurti po e bën është që krejt strategjinë e taktizimin, e ka bërë me një shpresë se Serbia do ta prishë lojën. Po e pranojmë Asociacionin se Serbia nuk e pranon dhe ne shpëtojmë, Cka nëse e pranon Serbia? Po më duket se ka veprime që po e kupton se mbase kjo marrëveshje ka me u zbatu dhe e kupton që e ka pasur gabim”.

 /TV Arbëria

 

 

 

 

 

Powered by WordPress