Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Diskriminimi i shqiptarëve nga Serbia, Lugina kërkon fond të posaçëm nga Shqipëria

Diskriminimi i shqiptarëve nga Serbia, Lugina kërkon fond të posaçëm nga Shqipëria

Qeveria e Serbisë ka reduktuar me mbi 1 milion dinarë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës për vitin 2024.

Ish-kryetari i këtij këshilli, Ragmi Mustafi tha për Euronews Albania se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar.

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që ashtu siç është e shkruar në Kushtetutë, të kujdeset për shqiptarët jashtë trojeve duke krijuar një fond të posaçëm për shqiptarët e Luginës.

“Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përkujdeset, në bazë të kushtetutës, dhe të përmbushë nevojat për t’u kujdesur për shqiptarët jashtë trojeve, në veçanti ata të Preshevës, që janë të diskriminuar. Shqipëria duhet të krijojë fondin e nevojshëm, siç ka krijuar Kosova për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha Mustafi.

 

 

Themes by WordPress