Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Disfata zgjedhore e Rusisë të dielën në disa shtete evropiane

Disfata zgjedhore e Rusisë të dielën në disa shtete evropiane

Shkruan: Afrim Kasolli

Në javën e kaluar u mbajtën zgjedhjet nacionale në Moldavi si dhe në Renani Veriore-Vestfali në landin më të dendur me popullsi në shtetin e Gjermanisë.

Në rastin e parë, këto zgjedhje ishin konsideruar si testi më i madh gjeopolitik i k tij shteti të Evropës Lindore, që dikur i takonte Perandorisë Sovjetike, se a do ta vazhdonte rrugëtimin e tij drejt Brukselit, apo do të zhytej edhe më shumë në orbitën e Kremlinit?

Për përmendur një sërë të metodave të luftës hibride me qëllim zgjimin sentimenteve publike anti-perëndimore dhe pro ruse, ia vlen të përmendet vetëm hulumtimi i fundit i agjencisë botërore të lajmeve Reuters në shkrimin “Holy War: How Russia recruited Orthodox priests to sway Moldova’s voters” sipas të cilit Rusia kishte paguar priftërinj ortodoks moldavë që të bënin pelegrinazhe në Moskë , ku të njëjtit pas kthimit në shtëpi ju dhanë kartela bankare të mbushura me qindra dollarë me qëllim që ata të krijonin kanale të veçanta në Telegram për të ndikuar në zgjedhjet në Moldavi, e të cilët paralajmëronin kundër integrimit në Bashkimin Evropian si dhe promovonin vlerat tradicionale përkundër “Evropës homoseksuale”

Sidoqoftë , përkundër këtij investimi propagandistik me zgjedhjet e se dielës, Moldavia zgjodhi BE-në para Rusisë . Pas, “partia properëndimore në pushtet e Moldavisë, shënoi fitore të thellë ndaj rivalit të saj të afërt me Rusinë në zgjedhjet e së dielës, sipas rezultateve të publikuara të hënën”.

Një konfrontim i tillë elektoral por me implikime gjeopolitike në të njëjtin ditë u zhvillua edhe në landin e sipër cekur Renani Veriore-Vestfali, në Gjermani. Sipas rezultateve të publikuara, “SPD e ka humbur Dortmundin dhe e ka fituar Këlnin, të Gjelbrit fituan Münsterin, kurse AfD ka humbur. Fillimisht ekzsitontë një frikë, se në Hagen dhe Gelsenkirchen do të kishte një kryetar bashkie nga AfD, por partia populiste, pjesërisht ekstremiste e djathtë humbi edhe në kë to bashki”. Nuk ka dyshim se edhe ky bilanc shënon një disfatë elektorale të Rusisë edhe në Gjermani.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se Kremlini nuk do t’i vazhdojë përpjekjet e tij për t’i destabilizuar demokracitë perëndimore nëpërmjet forcave populiste e të cilat e kundërshtojnë në mënyrë të hapur mbështetjen logjistike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën si dhe avokojnë me të madhe për suspendimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë .

Strategjikisht që kur ka filluar lufta në Ukrainë , Putini i ka ndjekur dy taktika kryesore ne betejën e tij për ta restauruar hegjemoninë cariste ruse. Në rastin e parë nëpërmjet në nënshtrimit ushtarak të Ukrainës, kurse në rastin dytë nëpërmjet pushtimit politik nga brenda të shumë demokracive evropiane. Të dielën kjo e fundit pësoi disfatë . Megjithatë rreziku mbetet. Mbrojta ndaj doktrinës së kaosit është bëre më e domosdoshme se kurrë me parë. /TV Arbëria