Shkruan: Afrim Kasolli
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, gjendet përballë një presioni gjithnjë e më te madh nga partia e tij që të mos jetë kandidat i saj për të njëjtën pozitë për zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Zëra gjithnjë e më shumë nga strukturat e Partisë Social Demokrate (SPD) janë në favor të Boris Pistorius, ministrit aktual të Punëve të Brendshme, i cili po konsiderohet si njëri nga politikanët më popullor në vend. Si model për këtë opsion po përmendet edhe rasti i Partisë Demokratike në SHBA-ku presidenti aktual Joe Biden, u tërhoq në momentet e fundit për ta mbështetur Zëvendësen e tij, Kamala Haarris, kundër kandidatit të Partisë Republikane, Donald Trump. Ndonëse ky eksperiment politik nuk u tregua efektiv në këtë garë elektorale.
Në anën tjetër, Olaf Scholz, është zotuar se do t’i prijë betejës së ardhshme zgjedhore. Madje duket që janë këto presione që ndikuan që ai t’i telefonojë para pak dite Presidentit rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë. Veprim ky, i nxitur nga kalkulimi për të përfituar mbështetjen si të opinionit të zemëruar gjerman me vazhdimin e kësaj lufte, ashtu edhe të Partisë Social Demokrate, e cila edhe ashtu e ka qëndrim strategjik doktrinar afrimin me Lindjen, të quajtur ndryshe Ostpolitik.
Prandaj, në këtë mënyrë, O.Scholz, tenton të shfaqet si një aset i pazëvendësueshëm në planet e paqes dhe si partner i Rusisë. Sjellje kjo që u kritikua nga kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sepse e hap “Kutinë e Pandorës”.
Ndërkohë, jo më larg se para dy dite, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u shpreh me tonë admiruese për refuzimin e Gjermanisë, për ta furnizuar ushtrinë e Ukrainës më arme me rreze të gjatë veprimi, sikur se ka bërë SHBA dhe Britania, të cilat tashmë edhe i kanë suspenduar kufizimet ndaj Kievit, për ta goditur në thellësi territorin rus.
Në anën tjetër vetë kandidati i përfolur Boris Pistorius, as nuk e ka mohuar as pohuar mundësin e kandidimit. Ai vetëm është shprehur se “në politike nuk duhet përjashtuar kurrë asgjë, pavarësisht se për çka është fjala”. E vetmja gjë që tash mund ta mohoj me siguri, poho ai gjatë një vizite në Bavari “është fakti se nuk do të bëhem Papë”.
Mirëpo, përtej këtyre detajeve “origjina” e rënies së pashmangshme politike të kancelarit Scholz, krahas rezultateve të ulëta në zgjedhjet e fundit në shtetin e Turingi-së dhe atë të Saksonisë, megjithatë mund të gjendet e edhe te fitorja Partisë Social Demokrate në shtetin e Brandeburgut. Kjo fitore në të vërtetë ishte një humbje për kancelarin gjerman.
Fillimisht, hulumtimet e opinionit publik patën treguar se as Scholz dhe as partia e tij nuk kishin shumë arsyeje për entuziazëm. Sepse 75 % e të anketuarave patën pohuar se kanë votuar për SPD-në, jo nga ndonjë afinitetit për partinë, por më shumë vetëm sa për ta parandaluar AfD-në për ta përvetësuar pushtetin.
E dyta, ky shtet ky shtet që nga bashkimi i Gjermanisë Perëndimore me atë Lindore, pas shembjes së Murit të Berlinit, ishte drejtuar nga Partia Social Demokrate. Dhe me kryesorja ky rezultat më shumë i dedikohej drejtuesit të kësaj partie në këtë land, Dietmar Woidke. Madje ky i fundit ishte zotuar se nëse AfD, do të dalë partia e parë, ai do të largohej nga politika. Kurse, gjatë gjithë kohës sa ishte zhvilluar fushata elektorale, D. Woidkee kishte përjashtuar nga kjo ngjarje kancelarin Olaf Scholz, nga frika se prezenca e tij mund t’i kthehet në bumerang.
Pra ishte ajo fitore e cila e kishte transmetuar mesazhin se partia mund të ketë sukses më shume nga përjashtimi se sa angazhimi i politik i Olaf Scholz. Dhe si e tillë ajo e shtroi përfundimisht rrugën e fundit politik kancelarin gjerman./tvarbëria/
A do ta shënojë fundin politik të Olaf Scholz-it, fitorja e partisë së tij në Brandenburg?