Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Disa ushtarë të FSK-së nisen për në Turqi, kjo është arsyeja

Disa ushtarë të FSK-së nisen për në Turqi, kjo është arsyeja

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmir të Turqisë.

Ky ushtrim udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke, “EFES – 2024”.

Qëllimi i këtij organizimit është të bëhet prezantimi i aftësive për misione të përbashkëta paqësore.

“Ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe bashkëpunimin në mes tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.