Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Disa të rinj i bashkohen LDK-së në Ferizaj, Azemi: E ardhmja na përket ne

Disa të rinj i bashkohen LDK-së në Ferizaj, Azemi: E ardhmja na përket ne

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka njoftuar për mbledhjen e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, e ku sipas tij janë bashkuar disa anëtarë të rinj.

Ai tha se bashkimi i tyre me LDK-në tregon se “se rinia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë”.

“Të rinjtë e Ferizajt, po zgjedhin rrugën për të ardhmen e tyre. Me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, sot Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj iu bashkuan Gramosi, Lorisi, Enesi, Dreni, Denisa, Sylejmani dhe Andi. Bashkimi i tyre me LDK-në, tregon se rinia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Forumi Rinor i LDK-së është hapësira ku ata do të realizojnë vizionet e tyre dhe do të punojnë për mundësi më të mira për të gjithë. Rruga e Re që po ndërtojmë së bashku do të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme. E ardhmja na përket ne”, thuhet në postimin e tij.