Disa pjesë të kryeqytetit aktualisht kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, përfshirë qendrën, rrugën “Agim Ramadani” dhe lagjen “Ulpiana”.
Kompania e Kosovës për Distribuim me Energji Elektrike(KEDS) njofton se kjo po ndodh për shkak se një linjë në nënstacionin “Prishtina 6” është jashtë funksionit.
“Ju informojmë se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit. Si rezultat i kësaj , një numër i caktuar i konsumatorëve tanë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe presim që brenda pak kohe furnizimi me energji elektrike do të rikthehet”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
/TV Arbëria