Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Disa nga masat lehtësuese nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për regjistrimin e automjeteve

Disa nga masat lehtësuese nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për regjistrimin e automjeteve

Zëvendësministëri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Jeton Raka, ka njoftuar se është duke punuar në Projektligjin e ri për Automjetet në Kosovë, i cili ofron lehtësira për qytetarët.

Në një postim në facebook ai shkrujti se me këtë projektligj synohet thjeshtëzimi i procedurave, përfshirë:Shërbimet teknike për miratim të automjeteve (homologim) do të kryhen nga Ministria ose varësisht nevojës mund të delegohen në institucione publike, lejohet importimi i veturave sipas standardit euro-norm, pa kufizime në vjetërsi, lehtësira me rastin e regjistrimit të automjeteve elektrike, hidrogjen, hibride, Sigurmi i automjetit me rastin e ndërrimit të pronarit bartet te pronari i ri, kontrolla teknike nuk kryhet me rastin e ndërrimit të pronarit të automjetit ( tani sa herë ndrohet pronari detyrimisht kryhet edhe kontrollimi teknik i automjeteve), dhe shumë lehtësira të tjera.

Postimi i plotë:

 

/TV Arbëria

Powered by WordPress