Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Disa mënyra për të djegur kalori derisa jeni duke fjetur

Disa mënyra për të djegur kalori derisa jeni duke fjetur

Humbja e peshës mund të jetë e vështirë, ndërkohë që, mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ndjekja e një rutine stërvitore me siguri do t’ju ndihmojë të qëndroni në formë. Por, pavarësisht këtyre, ka disa mënyra më të lehta për të djegur dhjamin. Në fakt, me disa ndryshime në stilin e jetës, ju mund të digjni kalori me një ritëm më të shpejtë, edhe në gjumë.

Provoni të flini pa batanije

Asgjë nuk mund ta mposht ndjenjën e rehatisë së gjumit nën një batanije të madhe dhe të rëndë, por nëse doni të zvogëloni belin tuaj, në fakt është më mirë të shkoni në shtrat pa një të tillë. Kur flini në temperatura më të ftohta, metabolizmi juaj rritet dhe ju digjni më shumë kalori gjatë pushimit, shkruan Bright Side, përcjell KosovaPress Kushtet më të ftohta gjatë natës gjithashtu rrisin sasinë e yndyrës së shëndetshme, që i lejon trupit të heqë qafe sheqerin e panevojshëm në gjak dhe të djegë më shumë kalori.

Vendosni maskë gjumi

Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës jo vetëm që ndërpret gjumin tuaj, por gjithashtu mund të ndikojë që trupi të ruajë më shumë yndyrë. Njerëzit që flenë në errësirë kanë 21% më pak gjasa të jenë obezë sesa ata që flenë në dhomat me më shumë dritë. Nëse nuk mund të siguroni errësirë të plotë në dhomën tuaj të gjumit, zgjidhni një maskë gjumi të rehatshme dhe cilësore që mund të sigurojë errësirë pothuajse totale në çdo kohë të ditës.

Mos shkoni në shtrat i uritur

Derisa ngrënia e më pak kalorive duhet të rezultojë në humbje peshe, anashkalimi i darkës mund të funksionojë anasjelltas. Kur ulni papritur marrjen e kalorive, trupi juaj kalon automatikisht në modalitetin e urisë dhe e ulë metabolizmin tuaj për të ruajtur kaloritë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress