Ekspertët japin disa këshilla të vlefshme që të ndiheni me energji dhe entuziazëm gjatë ditës
Mëngjes i shëndetshëm
Asnjëherë nuk duhet të dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Nëse bëni një gjë të tillë, atëherë ju nuk do të keni energjitë e nevojshme për të kaluar ditën. Ju duhet të hani drithëra dhe të pini një gotë lëng frutash.
Mos konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë yndyre
Konsumoni ushqime të pasura me fibra duke qenë se ushqimet me yndyrë do t’iu rëndojnë stomakun dhe ju do të ndiheni të lodhur. Kjo për shkak se trupit tuaj i duhet shumë energji për të tretur ushqimin yndyror.
Stërvituni
Ushtrimet do t’iu japin energjinë që ju nevojitet. Ju mund të bëni një shëtitje të shpejtë, të ushtroni sportin e notit ose të frekuentoni palestrën. Mjaftojnë vetëm tri seanca ushtrimesh me intensitet të lartë në javë, për të pasur një trup të shëndetshëm.