Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken

Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken

Kur njerëzit arrin një moshë më të vjetër, rritet edhe një numër i madh i pendimeve për jetën e tyre.

Më poshtë gjeni një listë me gjëra që njerëzit pendohen në këtë moshë’;

Nuk keni udhëtuar sa duhet, ose fare

Njerëzit dëshirojnë që të kenë udhëtuar më shumë. Udhëtime të mëdha me familje dhe shoqëri në vendet më të vizituara.

Nuk keni mësuar një gjuhë të dytë

Kjo do t’i bënte ato pushime ende më të mira, për shkak  se do të ishin zhytyr në ndonjë kulturë të re.

Pendime për lidhjet që i keni pasur

Të rrini në një lidhje të keqe apo të i jepni fund ndonjë lidhje shoqërore kur njerëzit largohen është njëra prej zhgënjimeve më të mëdha që mund të keni.

Të rrini në një punë të cilën nuk e doni

Keni shpenzuar shumë kohë në zyre, kështu që nëse punoni apo keni punuar për një shef që sillet keq me ju, merrni hapa për të berë dicka për këtë, pa u bërë shumë vonë.

Edukimin

Njerëzit zakonisht dhe shumë shpesh pendohen nëse kanë jap fund shkollës dhe janë larguar nga shkolla e mesme, ose nuk kanë vazhduar studimet.

Nuk i keni dëgjuar këshillat e prindërve

Prindërit tuaj kanë më shumë eksperiencë sesa ju, andaj nuk ju vret nëse i dëgjoni këshillat e tyre përpara se t’i merrni vendimet tuaja.

Keni mbështetur të tjerët ndërsa veten e keni neglizhuar

Nëse keni shpenzuar kohë duke i mbështetur të tjerët, nënkupton se keni harruar për lumturinë tuaj.

Pendime të tjera si: Jeni përfshirë me një grup shoqëror të gabuar, jeni ndikuar shumë nga të tjerët, keni shpenzuar shumë kohë në telefona dhe kompjuter, nuk i keni besuar instinktit tuaj./TV Arbëria

Powered by WordPress