Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Disa erdhën për pak…dhe ikën për gjithmonë”, Pacolli me status të paqartë

“Disa erdhën për pak…dhe ikën për gjithmonë”, Pacolli me status të paqartë

Behgjet Pacolli, lider i AKR-së ka shkruar një status të paqartë.

Këtë status Pacolli ia ka kushtuar “atyre që nuk e përcollën”.

“U nisëm bashkë, me ëndrra të mëdha e zemra plot shpresë. Por rruga kishte kthesa që disa nuk i përballuan. Premtuan dashuri, sinqeritet, përjetësi… por lanë pas vetëm kujtime të hidhura e zemra të lodhura.”, shkruan Pacolli.

Tutje Pacolli shkruan se ata që shkuan “me vete morën pjesë nga ne që nuk do t’i marrim kurrë më”.

“Na lanë mbrapa dhimbjen, por edhe mësimin. Dhe aq mjafton.”, vazhdon statusi i tij.