Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Disa çmime u rritën mbi 18 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Disa çmime u rritën mbi 18 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Në muajin qershor 2025, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka regjistruar një rritje prej 4,3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas raportit të fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndikimi më i madh në rritjen e çmimeve është shënuar në sektorin e produkteve ushqimore dhe shërbimeve.

Çmimet e kafesë, çajit dhe kakao-s janë rritur me 18,2 për qind, ndërsa çmimi i energjisë elektrike është rritur me 17,8 për qind.

Produktet e tjera ushqimore si pemët, mishi, vajrat dhe yndyrnat kanë pësuar rritje prej 14,8 për qind, 12,8 për qind, dhe 9,7 për qind, përkatësisht.