Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Disa çmime në Kosovë pritet t’i rrisë kriza në Detin e Kuq

Disa çmime në Kosovë pritet t’i rrisë kriza në Detin e Kuq

Çmimet e disa produkteve në Kosovë ka rrezik të rriten sërish, për shkak të krizës në Detin e Kuq.

Shumë kompani detare i kanë ndaluar anijet e tyre të mallrave që të lundrojnë në këtë det dhe i kanë naviguar në drejtime të tjera më të gjata, për shkak të sulmeve të rebelëve të Huthit kundër tyre.

Për pasojë, kompanisë “Elkos Group” nga Kosova i duhet të paguajë deri në 6.000 euro më shumë për një kontejner prej 25 tonelatash që i vjen nga Kina.

“Nga dy mijë në tetë mijë euro është rritur kostoja e transportit detar”, thotë pronari Ramiz Kelmendi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Edhe vende të tjera kanë paralajmëruar tashmë se përballen me rrezikun e rritjes së çmimeve të konsumit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike, për shkak të kësaj krize.

 

Powered by WordPress